Dom Lush Gjergji, sië dhe një segment i politikës dhe i diplomacisë rajonale dhe ndërkombëtare, ka thënë se një ndryshim i tyre, sië presidenti Thaëi e promovon dhe e mbron si tezë, do të kishte efekt zinxhir.

“Kufijtë e të gjitha vendeve të Ballkanit janë rezultat i zgjidhjeve të negociuara për kompromis. Megjithatë, unë besoj fuqimisht se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, sepse një vendim i tillë do të shkaktonte një reaksion zinxhiror të pafund”, citojnë mediat kosovare klerikun e lartë katolik.

Më tej ai kalon në planin sentimental, kur thotë se “para bashkimit të territoreve është e nevojshme të bashkohen zemrat dhe mendjet e njerëzve. Vetëm atëherë kufijtë do të bëhen simbolikë”, ka thënë kreu i katolikëve në Kosovë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re