Skip to content

Kufijtë, “lojë fjalësh” mes Vuçiçit dhe një gazetari gjerman

1001 av vrssac 01

Presidenti serb Aleksander Vuçiç është përfshirë në një lojë fjalësh me një gazetar gjerman pas takimit me komisioneren Federica Mogherini. Ai u pyet nga gazetari i ZDF-së nëse pritet ndonjë dakordim rreth idesë së ndryshimit të kufijve.

“Kur flasim për kufijtë, apo për ndryshimin e kufijve, pyetja ime është se cilët janë kufijtë për të cilët ju po flisni?”, reagoi Vuciç.

Gazetari gjerman ia kthehu se flet për kufijtë të cilët i ka njohur Gjermania, për të marrë këtë përgjigje: “Gjermania e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por jo Serbia dhe jo të gjitha shtetet. Për këtë arsye mendoj se është e nevojshme për kompromis”.

“Ne jemi këtu në Berlin për të dëgjuar sugjerimet dhe për të parë se çfarë mundemi të bëjmë”, u shpreh Vuçiç.