Presidenti Thaçi ka bërë “pushim” sa i takon promovimit të idesë së tij të korrigjimit të kufijve, duke ia kushtuar statusin e ditës në FB, një nëne kosovare të viteve të luftës. Thaçi ka shkruar për nënë Azën, që siç e përshkruan ai, ka qenë një nënë e madhe, ku veçon se i ka ushqyer, larë e mjekuar.

“U bë një vjet pa nënën Azë, e cila ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë. Në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditët tona më të vështira, shtëpia e nënës Azë në Plluzhinë, ishte strehë ku ne gjetëm përkujdesje dhe besnikëri. Me guximin e një heroine dhe me kujdesin e një nëne, Aza Thaçi-Ferizi na qëndroi përherë pranë, duke na dhënë bukë, larë rroba dhe pastruar plagë. Gjithmonë do ta mbajmë të gjallë kujtimin për të”, shprehet Thaçi.

Ç’prej gati një muaji, kreu i shtetit kosovar ia kushton statuset e tij marrëveshjes me Serbinë, duke veçuar kufijtë të cilat sipas tij duhen korrigjuar në funksion të pajtimit dhe paqes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re