Artisti i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon. Këngëtari ka treguar se si kanë shkuar këto ditë për të mes nipërve e mbesave.

Sabriu pohoi se karantina e ndau nga njeriu i tij më i dashur, bashkëshortja Nera Fejzullahu e cila momentalisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtari u shpreh se kjo gjë e ka mërzitur jashtë mase shumë dhe se mezi po pret që të bashkohet me më të shtrenjtën e tij, siç e quan ai. Fejzullahu i tha publikisht Nerës se ajo është vetëm për të e do jetë me të gjithë jetën. Sabriu Fejzullahu dhuroi mjaft pozitivitet dhe nuk hezitoi t’i përshëndesë ndjekësit edhe me këngën ‘Pranvera në Prishtinë’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re