Skip to content

Kufiri me Kosovën, Komisioni Evropian: Zgjidhja duhet të jetë realiste dhe e mundshme

1515656299 capture 1515654839 3072394

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin ka deklaruar se një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e qëndrueshme dhe e mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, e mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri.

 

I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për ndarje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ai ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë, Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pasur bisedime intensive dhe produktive mbi kornizën e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe se janë pajtuar për intensifikimin e punëve.

 

Gjithashtu Martin ka shtuar se më 18 korrik, Vuçiç dhe Thaçi kanë shqyrtuar përparimin e arritur dhe kanë vendosur të takohen sërish në fillim të shtatorit.

 

Sipas tij dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për synim ka nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’ju ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën e tyre drejt Evropës./REL