Kufijtë, Haradinaj i quan taktikë të Thaçit: territori nuk do të preket

Kryeministri Haradinaj e konsideron thjesht taktikë politike aksionin e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë, në funksion të një marrëveshjeje paqeje me karakter historik mes dy vendeve në konflikt, gjithashtu historik.

“Të gjitha këto që kanë ndodhur, nuk më lejojnë të mendoj se presidenti Thaçi e ka menduar si një projekt serioz. Unë mendoj se është një taktikë politike e tij”, tha Haradinaj në Opinion.

Ai u shpreh i bindur se korrigjim kufijsh nuk do të ketë dhe se territori Kosovës do mbetet ai që është.

“Ne nuk do shkojmë deri tek korrigjimet në territor. Ne nuk e hapin të kaluarën tonë. Nuk ka kthim pas. Edhe vendet që nuk na njohin, vitin që vjen këto vende do të na njohin. Ne do të luftojmë për t’u bërë anëtarë të NATO-s. Kufiri nuk do ndryshojë. Ne nuk do të lejojmë të preken kufijtë tanë”, deklaroi këmbëngulësisht Haradinaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re