Kur fëmija juaj është sëmurë ju keni dëshirën që ai të bëhet mirë sa më shpejt të jetë e mundur, ndaj i drejtoheni antibiotikëve, por këta të fundit ndonjëherë nuk janë aq të mirë. Duhen përdorur patjetër në mënyrë shumë të kujdesshme dhe sa më rrallë.

Gjatë  50 viteve të fundit,  mjekët kanë përdorur antibiotikë megjithëse ato nuk kanë një rezistencë të madhe ndaj baktereve. Por marrja në një kohë të gjatë të antibiotikut shkakton infeksione të rënda për shëndetin njerëzor.

Antibiotikët e përdorur gjatë një faze kritike të sëmundjes mund të sjellë një përmirësim të shëndetit, por ajo që lë më pas është vërtetë e rrezikshme. Bakteret e formuara nga antibiotikët si një reaksion i trupit të njeriut mund të ulin rezistencën imunitare duke e bërë të pamundur shërimin nga infeksionet e marra.

Përdorimi i antibiotikut tek kafshët ka sjellë një shkallë të lartë të dëmtimeve të organeve njerëzore nga konsumimi i mishit duke e çuar deri në 50.000, numrin e vdekjeve në një vit, shkruan frekuenca. Dr Godfrey thotë se ka një rritje të numrit të njerëzve që pretendojnë se marrja e antibiotikëve i ka shkaktuar alergji në një shkallë të lartë duke e përhapur në mjedis.

Për të dalluar një infeksion bakterial dhe një virus të marrë nga antibiotikët nevojitet kryerja e analizave të ADN-së për të parandaluar shkaqe infektive të rënda që mund të na çojnë në tumor dhe në kancer.

Ndaj, çdokush nga ne duhet të informohet për sëmundjen e tij për të mos përdorur antibiotikë të tillë, kur sëmundja mund të kalojë me medikamente të përshtatshme sipas simptomave.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re