Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 156 kontrolle dhe monitorime vetëm pak ditë pas publikimit të një ivestigimi që tregonte cilësinë e keqe të akulloreve që shiten në Tiranë.

Analizat e kryera në pesë pika të njohura ku shitet akullore në kryeqytet, treguan për një mbingarkesë të madhe të akullores me stafilokok dhe baktere të tjera.

AKU ka vendosur 28 gjoba paralajmëruese në subjekte të ndryshme dhe ka marrë 7 mostra në produkte, për t’i analizuar për cilësinë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re