Shtëpia e Bardhë do të dërgojë për ritrajnim një nga qentë ujqër gjermanë të çiftit presidencial, sepse ka rezultuar se kafshon dhe rrezikon stafin.

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill u vendosën në Shtëpinë e Bardhë me dy ujqërit e tyre, Chub dhe Major. Pas vdekjes së Chub, Majori i ri energjik ua vodhi zemrat.

Madje u publikua një video në të cilën presidenti amerikan luante me të ose e drejtonte me zinxhir brenda rezidencës presidenciale, duke i thënë: “Hajde, shok”.

Por “shoku” i Bidenit po kafshon, raporton shtypi amerikan, madje duke cituar dokumente të Shërbimit Sekret.

Sipas tyre, Major është përfshirë në – as më shumë e as më pak – dhjetë incidente dhe në njërën prej tyre viktima e tij është dashur të shkojë në spital. Në një rast, Jill Biden nuk ishte në gjendje të kontrollonte qenin, i cili vazhdimisht kërcënonte një agjent të Shërbimit Sekret.

“Është vetëm çështje kohe para se ai të sulmojë ose kafshojë një agjent apo punonjës”, tha një anëtar i Shërbimit Sekret në një email të përfshirë në dokumente.

Drejtori i komunikimit të zonjës së parë i tha CNN se Shtëpia e Bardhë është një “vend unik” që “shpesh shkakton stres për kafshët shtëpiake”. Për këtë arsye, Majori do të duhet të ritrajnohet, siç u bë me qenin tjetër presidencial.

Majori u birësua nga një strehë qensh dhe është kafsha e parë e shpëtuar e një presidenti. Por Bidenët u detyruan ta kthenin shkurtimisht në Delaëare për klasa intensive të “sjelljes së mirë” pasi ai kafshoi të paktën një punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re