Vera erdhi dhe duhet të keni kujdes me disa ushqime! Është e rëndësishme të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës.

Cilat ushqime duhet të shmangni:

Vezët: Ato mund të jenë të pasura me proteina dhe ideale për ata prej jush që ushtrohen, megjithatë, është mirë t’i shmangni në ditët e nxehta. Kjo sepse përbërja e tyre mund t’ju shkaktojë një ndjesi të lehtë marramendjeje dhe një rritje të menjëhershme të temperaturës, gjë që nuk duhet.

Shpargu: Janë të stinës dhe janë një shoqërues perfekt për gatimet tuaja me mish, ndërsa janë perfektë edhe në omëletë. Megjithatë, në ditë si sot me temperatura të larta, shmangini ato.

Akullorja: Është mendimi juaj i parë kur është shumë vapë, por nutricionistët këmbëngulin që ta lini mënjanë për pak kohë. Cilado qoftë shija juaj e preferuar, fillimisht do t’ju freskojë, por më pas do ta bëjë më të vështirë. Tretja e ushqimeve të ftohta shkakton rritjen e temperaturës së trupit tuaj, ndërsa përpiqet të kompensojë ftohjen e shkaktuar prej tyre. Pra, në vend që ta ulni në fund temperaturën e trupit tuaj, do të përfundoni duke e ngritur atë.

Alkooli: Një gotë verë, një birrë e ftohtë ose kokteji juaj i preferuar janë thelbësore kur temperatura është e lartë: Ne të gjithë e besojmë këtë. Por sipas ekspertëve, gabohemi. Alkooli rrit dehidratimin, duke rezultuar në lodhjen e trupit tuaj dhe, e kombinuar me temperaturat e larta, të rraskapitjes.

Hamburgerë: Kjo është pjata më e lehtë dhe më e shijshme, por është gjithashtu e pasur me proteina. Mbajeni këtë të fundit dhe kombinojeni atë me informacionin se tretja e proteinave gjeneron një proces të njohur si “termogjenezë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko