Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dimitri Medvedev ka kërcënuar me luftë reale Francën, pas paralajmërimit të një ministri të shtetit europian për luftë tregtare.

Teksa i referohet deklaratave për një luftë ekonomike ndaj Rusisë, Medvedev shkruan se kjo është një pikënisje për luftërat e vërteta.

“Sot një ministër francez ka thënë se i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë. Kujdesuni me gjuhën tuaj, zotërinj! Dhe mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh shndërroheshin në të vërteta”, shkruan Medvedev.

Prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Perëndimi ka vendosur sanksione të forta në drejtim të shtetit që drejtohet nga Vladimir Putin.

Sanksionet përfshijnë përjashtimin nga sistemi SWIFT, por edhe mbylljen e hapësirë ajrore për avionët që fluturojnë nga Rusia.

Rusia do të përballet me kolapsim të ekonomisë së saj si rezultat i sanksioneve perëndimore që e ndëshkojnë Moskën për nisjen e pushtimit të Ukrainës, tha më herët ministri francez i financave Bruno Le Maire.

“Ne do të bëjmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, tha Le Maire për radion France Info. “Ne do ta provokojmë kolapsin e ekonomisë ruse.” Rubla ruse ra në mënyrë drastike të hënën.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re