Një nga pallatet në qytetin e Lezhës ka pësuar dëmtime, por pas verifikimeve, ekspertët nuk kanë dalë në një përfundim konkret. Një pjesë thonë është e banueshme, e ndërsa disa të tjerë është e pabanueshme, ç’ka ka bërë që banorët të irritohen dhe të ndihen të pasigurt. Ndërsa, i pranishëm në këtë diskutim ka qenë edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka pasur një debat me tone të ashpra me drejtorin e urbanistikës në Bashki, Nik Leka, sipas së cilit ka përhapur panik tek banorët pa qenë i sigurt për atë çka flet.

Pjesë nga debati:

Leka: Në katër anët e traut janë të çarë. Na duhet një ekspertizë më e specializuar…
Lleshaj: Ti je shefi i urbanistikës. Ti duhet të kesh shumë kujdes kur përhap panik tek banorët.
Leka: Nuk e kam thënë unë.
Lleshaj: Kush e ka thënë.
Leka: E ka thënë kryetari.
Lleshaj: Po kryetari ça është, ç’a është.
Leka: Në gjykimin tim ishte shumë e rrezikshme.
Lleshaj: Kjo është xham e gjitha, asnjë xham nuk është thyer, bëni budalliqe kot.
Leka: Situata nuk është e mirë.
Lleshaj: Stop, kini kujdes. Kur i thua vetes inxhinier kujdes kur flet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re