Mjeku Arjan Harxhi ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania ku tha se fundi i muajt pritet të jetë edhe piku i epidemisë së gripit.

ai tha se në këtë kohë duhet të kemi kujdes më përdorimin e antibiotikëve, pasi siç u shpreh ai infeksionet virale nuk kurohen me antibiotik, ndërsa teprimi i këtyre të fundit më tepër na dëmton se sa na lehtëson sëmundjen.

“Pa dyshim që e ndeshim edhe pse si fenomen ka ardhur duke u pakësuar. Është një formulë e zakonshme që ne ia mësojmë studentëve që asnjë infeksion viral nuk mjekohet me antibiotik. Në vetvete temperatura nuk duhet patur frikë.

Duhet thënë që temperatura është një shenjë e gripit një shenjë e infeksionit, një reagim fiziologjik i organizmit ndaj një agresioni infektiv dhe nuk të bën dëm. Pa dyshim duhet mjekuar me mjetet e veta. Gripi apo infeksionet virale, nuk mjekohen me antibiotik”,-tha mjeku Arjan Harxhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re