Aeroporti i Rinasit duket se nuk ofron aspak siguri për bagazhet e
pasagjerëve dhe kjo jo për faktorë të jashtëm, por për shkak të vetë
punonjësve. Gazetari, Fatos Mahmutaj, i cili gjatë 21 janarit, ka
publikuar denoncimin e një miku të tij, i cili thotë se valixhja e tij
“ishte krehur mirë”, por nuk i kishin vjedhur gjë, kjo sepse mesa duket
nuk ka pasur asnjë send që të jetë vlerësuar si me vlerë për ata që e
kanë kontrolluar.
“Sapo më tha dikush që mbërriti rreth një orë më parë në Rinas,
valixhen ia kishin krehur mirë, por gjë nuk i kishin vjedhur, ndoshta
për faktin që nuk kishte asgjë me vlere. Ende vazhdojnë me vjedhje aty
ne Rinas!!!!???? Sikur u arrestuan ca para një muaji”, shkruan Mahmutaj.
Rreth katër muaj më parë kanë rënë në pranga pranga 2 punonjës të
ngarkim -shkarkimit të bagazheve në Aeroportin e Rinasit dhe ka vënë nën
hetim 2 të tjerë pasi akuzohen se vidhnin bagazhet e udhëtarëve. Ata
akuzohen për pesë vjedhje të ndodhura në Aeroportin e Rinasit, nga ku u
sekuestruan edhe 4550 euro të humbura nga një pasagjer.
