Skip to content

Kujdes! Nëse keni plan për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, ja çfarë paralajmëron policia e shtetit…

Policia e Shtetit ka paralajmëruar se do të kalojë në sitë të gjithë pasagjerët e linjave ajrore dhe tregtare.

Të gjithë pasagjerët do t’i nënshtrohen kontrolleve përpara se te nisin fluturimet ose te mbërrijnë në Shqipëri udhëtarët. Duke nisur me Aeroportin e Rinasit, Kukësit dhe 4 portet Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin çdo kompanie ka detyrim të kalojë listat tek njësia e kontrollit të pasagjerëve.

Ky aksion i Policisë së Shtetit do të kryhet për të parandaluar krimet, trafikun e drogës, pastrim parash dhe terrorizmin. Kjo njësi do të kontrollojë në kohë reale me EUROPOL interpol dhe policitë partnere dhe shtetasit e huaj që pas një krimi vijnë në Shqipëri për tu fshehur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb