Edi Rama nga Bubqi:
“Të krijojmë mundësi më të mira se ato që kishin njerëzit para twrmetit. Disa familje nga fshati ishin larg shërbimeve dhe fëmijët niseshin për të bërë rrugë të gjatë për të shkuar në shkollë, kurse të moshuarit bënin rrugë të gjatë për qendra shgwndetwsore apo shërbim administrativ, tani i kemi të gjitha këtu7 në këto banesa të reja. Çdokush donte ta kishte këtë banesë dhe jo cdokush e ka këto banesa edhe në Tiranë. Edhe shkolla e re është një ndër 20 në Bashkinë e Durrësit që po ndërtohen nga e para.

Hapësirat ktheheni në vende të bukura dhe të gjelbëruara pasi banesat nuk kanë vetëm murret por edhe oboret dhe të gjitha këto që janë të gjelbëruara dhe me mjedise publike do të behet dicka edhe më e bukur se kjo që shohim sot. Kujtoj shumë mirë takimet e para dhe sytë e zbrazur nga cdo shpresë, edhe një konflikt që ishte i revoltuar se do ti prishej shpai që kishte dhe ishte agresiv dhe thoshte se ne nuk do të ndërtonim asgjë por do të shtonim peshën e përgjegjësisë. Pandemia na detyropi të bëheshim si një film fantastikoshkencor dhe prandaj ne u vonuam të ndërtonim shtëpitë e reja. Dolëm përtej afatit për këtë arsye.

Pyesni njerëz në Itali sa vite kanë qe presin nëpër kabina që presin të kthehen në shtëpi 10-15 vite dhe akoma nuk e kanë shtëpinë e tyre. Edhe kur të kthehen në shtëpi nuk do ta kenë falas, ne nuk ngarkojmë familjet me asnjë qindrarkë kredi e butë por ne e japim falas dhe është e drejta juaj tqa shisni ta trashëgoni, vetëm kujdes doja të thoja nga bravat, bëni kujdes nga celësat. Kujdesni nga celësi që të ngel në derë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re