Janë skena rrënqethëse, nga ato që duhet të paraprihen nga fraza paralajmëruese “Kujdes! Pamje të rënda”.

Janë kafshë të ngordhura që kanë ngecur midis plehrave pranë zonës turistike në Godull, në afërsi të fshatit Adriatik në Kurbin. Janë ato produkte të lumit Ishëm, ndër vite i ndotur nga mbetjet urbane që derdhen përgjatë tij, dhe këto mbetje më pas shkarkohen në det, aty ku dhe ndodhet ish- plazhi i Godullës. Është një zonë mjaft e preferuar nga turistët vendas, për aq sa ata nuk ballafaqohen me pamje të tilla. Në 20 vite aty ka ndodhur e paimagjinueshmja.

Simbol i kësaj gjendjeje është dhe kjo urë. Ajo u shërben banorëve, dhe si e tillë është kthyer dhe në një ankth për ta. Rreshjet e stinës së dimrit e shkatërruan tërësisht, madje disa peshkatarë mbeten të izoluar prej dy javësh, sigurisht nga msofunksionimi i saj. Më pas banorët e fshatit Adriatik me disa dërrasa dhe drurë e riparuan urën në këtë zonë turistike, por sërish reshjet e rrëmbyera e shkatërruan. Sërish banorët e ngritën urën e cila i shërben atyre, por tashmë përreth saj janë këto grumbuj mbetjesh dhe kafshë të ngordhura. Panoramë e rëndë pranë një zone turistike.

E gjitha kjo ndodh ndërsa qeverie ka shpallur aksionin për një Shqipëri të pastër në prag të sezonit turistik.

Dhe është fjala për pak kilometra larg Tiranës.

Pamje të tilla mund të shërbejnë dhe si një info për dikasterin e Mjedisit se si duhet ndërhyrë urgjent në këtë zonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re