TIRANË– Lajmi për punësimin e gazetareve Bieta Sulo dhe Mira Kazhani në UKT ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Faqet e memeve kanë gjetur frymëzim duke krijuar montazhe të reja, ku personazh kryesor ka qënë kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu nuk ka munguar as reagimi i qytetarëve, të cilët kanë komentuar në faqen e kryeministrit apo edhe në profilet zyrtare të gazetareve.
Ditën e sotme u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT. CNA.al sqaroi se Sulo ishte larguar para dy vitesh nga detyra, dhe se Elona Meço gjithashtu ka qënë e punësuar pranë OSHEE-së.
(k.m/dosja.al)


