Rudina Magjistari është një ndër moderatoret më të ndjekura jo vetë në Instagram por edhe në programin e saj të mbasdites.

Prej vitesh tashmë ajo e shoqëron publikun shqiptar pasditeve dhe ditën e djeshme kishte të ftuar Klaudia Hilën, Florian Kokonën dhe Ilia Kaçin nga “Teatri i Kukullave”.

Mirëpo të ftuarit nuk shkuan duarbosh, pasi kishin marrë edhe disa pinguina prej druri me të cilët luajnë në teatër.

Në një moment njëri prej tyre i thotë Rudinës “kujdes se kafshon” dhe moderatorja hutohet pak pasi e pyet “kafshon?” e kur afron gishtin, aktori improvizon sikur pinguini po e kafshon.

Reagimi i Rudinës është epik dhe më mirë se nëpërmjet kësaj videoje nuk kemi si e shpjegojmë.

Topics
#“Kujdes se kafshon” I ftuari ia punon bukur në emision
#reagimi Rudinës do t’ju shkrijë së qeshuri

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re