Prof. Dr. Melih Özel ndërsa flet për dëmet që shkakton përdorimi i pantallonave me bel të lartë dhe të ngushtë thekson se: “Nëse keni shqetësime për shkak të refluksit gastroezofageal ose nëse mendoni se keni simptoma të kësaj sëmundjeje para se të shkoni tek doktori duhet të ndryshoni stilin e veshjes.”
Refluksi, i cili përkufizohet si mos mbyllja plotësisht e zonës së refluksit nga ezofagu, diafragma dhe strukturat muskulore të stomakut dhe si rrjedhojë kalimi i brendisë së stomakut në pjesën e ezofagut, ndikon negativisht jetën e shumë njerëzve. Ndërsa konstatimi i refluksit është i njëjtë në të dyja gjinitë, pasi komplikimet e lidhura me këtë sëmundje kanë më shumë ndikim mbi meshkujt. Në të kundërt të asaj që pandehet, Specialisti i Gastroenterologjisë pranë Qendrës Shëndetësore Anadollu Prof. Dr. Melih Özel thotë se stresi nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me refluksin. Ndërkaq Özel thekson se: “Stresi mund të forcojë lëshimin e acideve në stomak dhe ndikimet negative të tyre mbi qarkullimin e gjakut”. Po ashtu, duke sqaruar se mënyra e jetesës ka një ndikim të madh mbi sëmundjen e refluksit flet duke thënë: “Nëse përdorni duhan, po ashtu nëse ushqeheni me ushqime të yndyrshme dhe në sasi të tepërt, nëse jeni në mbipeshë atëherë është i pashmangshëm formimi i reflukstit tek ju.”
Largohuni nga stili i veshjes me pantallona me bel të lartë dhe të ngushtë
Prof. Dr. Özel, i cili thekson se ndryshimet në stilin e jetesës do të kenë ndikim mbi shpeshtësinë e krizave të refluksit dhe mbi forcën e këtyre krizave bën të ditue se, “Përdorimi i veshjeve jo të ngushta në vend të veshjeve të ngushta, korseve, rripave të shtrënguar fort, pantallonave të ngushtë dhe fundeve të ngushtë i mundëson personit me refluks një formë kontrollimi mbi këtë sëmundje.” Po ashtu ai sugjeron personat me refluks ose që mendojnë se zotërojnë simptomat e kësaj sëmundjeje se para se të ikin tek doktori duhet të ndryshojnë stiliin e veshjes.
Respektimi i rregullit të 20 cm gjatë gjumit lehtëson jetën
Prof. Dr. Özel, i cili thekson se ndryshime të thjeshta si përdorimi i veshjeve më të lehta dhe më komode, i një jastiku të lartë gjatë gjumit, pakësimi i ushqimit të tri vakteve dhe aktivitetet fizike do të mundësojnë kontrollin e sëmundjes bën të ditur se, “Lëngu i domates, lëngu i qitros, pijet e gazuara dhe ata që përmbajnë kafeinë mund të bëhen shkak për formimin e refluksit.” Prof. Dr. Özel thotë se, “Ndryshimi esencial që duhet të bëhet në pozicionin e gjumit i cili bëhet shkak për refluksin është ngritja e pjesës së sipërme të krevatit në një lartësi prej 20 cm ose përdorimi i një jastëku të posaçëm gjatë gjumit. Nuk ka dyshim se në pikëpamje të pozicionit të gjumit ky është një pozicion që shkakton vështirësi dhe shqetësim. Si alternativë mund të përdoren jastëkë të refluksit. Mirëpo para se të përcaktojmë nëse është më e përshtatshme për ne të lartësojmë pjesën e kokës së dyshekut apo të përdorim jastëk të posaçëm për refluksin duhet të dimë se nuk duhet të shtrihemi menjëherë pasi të kemi konsumuar ushqim.”
Mbipesha nënkupton kriza më të shpeshta të refluksit
Prof. Dr. Özel, i cili thotë se personat që janë në mbipeshë ose ata që zotërojnë obezitet gjithsesi janë më të rrezikuar, bën të ditur se, “Hipertensioni, sëmundjet e damarëve të zemrës, diabeti dhe disa lloje kanceri gjithsesi janë ndër rreziqet që hasen më shumë në këta raste. Ndërsa kur flitet për sëmundjen e refluksit gastroezofageal mbipesha nënkupton kriza më të shpeshta. Tek të sëmurët me obezitet refluksi zhvillohet më ngadalë, por ka kriza më të fuqishme. Prandaj zbatimi i një diete të shëndetshme që do të mundësojë kontrollin e peshës është mjaft e rëndësishme për kontrollin e refluksit.”
8 sugjerime të thjeshta për të sëmurët me refluks gastroezofageal
-Hani pak ushqim, mos i tejkaloni vaktet, por as ushqimet e lehta që merrni mes vakteve.
-Pakësoni patjetër nivelin e yndyrës në ushqimet tuaja.
-Kini kujdes gjatë konsumimit të qumështit dhe të nënprodukteve të tij, kontrolloni patjetër nivelin e yndyrës tek këta produkte.
-Konsumimi i sheqerit dhe ëmbëlsirave mund të ketë efekt negativ mbi ju. Po ashtue dhe çokollat, menexhiku dhe kanella…
-Erëzat janë të rëndësishme. Mund t’ju shijojë ushqimi pikant, por kjo mund të shndërrohet në një makth gjatë netëve.
-Pijet me përbërës acide citrike, kafeine dhe në mënyrë të përgjithshme me brendi acidesh mund të shtojnë simptomat tuaja.
-Perimet mund të shkaktojnë gazra,por nuk e shtojnë nivelin e refluksit.
-Ndërsa hani ushqim në ambiente të jashtme, nëse jeni me pushime apo në udhëtim, kudo qofshi mos e humbni kontrollin mbi dietën tuaj./F/.



