Skip to content

KUJDES! Shfaqet gripi i stinës, Silva Bino: Izolohen rastet e para

800 0 bandicam 2021 05 05 04 09 08 798

Në Shqipëri ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para. Virusi i pranishëm është ai i tipit A.

Në Shqipëri ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para. Virusi i pranishëm është ai i tipit A.

Aktualisht sipas shefes së departamentit të sëmundjeve infektive Silva Bino nuk ka pacientë në gjendje të rëndë, por situata është në monitorim.

Ndërkohë në rritje paraqitet numri i të prekurve nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

Në një javë në qendra shëndetësore dhe spitale kanë kërkuar ndihmë rreth 11 mijë persona nga fëmijë deri tek të moshuar.

Përveç virusit të gripit dhe virozave respiratore Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik apelon për kujdes të shtuar këtë dimër ndërsa paralajmëron dhe për praninë e Sars Cov 2 dhe virusit  sinsincial.