Shqipëria është përfshirë nga një valë e madhe e të nxehtit. Kjo e hënë pritet të hetë një ndër ditët më të nxehta me temperatura të larta në vlerat e mesditës 40-42°C.
Në ditët në vijim pritet tërheqja e masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut me temperaturat e mesditës të cilat do të zbresin në vlerat e tyre normale për periudhën në të cilën ndodhemi.
Ndërkohë që mjekët apelojnë që fëmijët dhe të moshuarit të qendrojnë brenda shtëpive dhe të shmangin diellin në pikun e tij.
Gjithashtu kujtojmë se moti i kthellët do të vijojë të jetë prezent por nga e mërkura e më pas pritet një ulje e temperaturave, ku pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.
