Skip to content

Kujdes! Tri pyetje me vlerë të artë para se të postoni diçka në Facebook

Kur ju shkruani diçka në Facebook, është sikur t’a shfaqni para gjithë botës.

Kufizimet e shikimit, në kuptimin që vetëm miqtë tuaj mund të shohin një postim, nuk ndihmojnë shumë.

Dikush që nuk mund të jetë “mik i vërtetë” i juaji, mund të shoh postën tuaj dhe në një moment do ta keqpërdorë atë.

Ndaj është më mirë që, përpara çdo gërme që hidhni në Facebook, t’i bëni vetes tri pyetje:

– A është e vërtetë?

– A është kjo e duhura?

– A është e nevojshme?

Publikoni statuse në Facebook vetëm nëse keni marrë përgjigje afirmative nga këto pyetje, këshillon NY Times.