Një 65-vjeçare është shpallur në kërkim, pasi është identifikuar nga policia teksa kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në fshatin Lotja të Shkodrës.

 

Gjatë këtij kontrolli policia asgjësoi mbi 500 fidanë dhe 2760 bimë narkotike në zonat të ndryshme të Shkodrës.

 

“Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, njësia adminstrative Shalë. 

 

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë”, njofton policia. 

 

“Alpe të pastra” është operacioni policor në Shkodër për goditjen e fenomenit të kanabisit në këtë zonë, ndërsa përmes këtij kontrolli ka përmbyllur fazën e pestë të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re