Fushata elektorale ka nisur fuqishëm tashmë, kryesisht në rrjetet sociale, ndikuar edhe nga vështirësitë që ka krijuar pandemia dhe kjo ka bere qe dhe kandidatja per deputete e PD ne Kavaje e Rogozhine Grida Duma te beje nje konstatim per shqiptaret: Jane siperfaqesore kujdesen vetem per dukjen.

Teksa parë kryetarin e PD-së Lulzim Basha të shfaqet “live” te ndjekësit e tij teksa udhëton me makinë, dhe ish-deputetja Grida Duma po shfrytezon teknologjinë per te dhene mesazhin per zgjedhesit e vet!

“Është një risi e madhe kjo çështja e teknologjisë të themi të drejtën. Unë herë pas here e përdor me shumë pa dëshirë, qenia live dhe drejtpërdrejt është një risi dhe kërkon një vëmendje të plotë që t’i japësh shikuesit një mesazh të plotë dhe jo ujërat. 

Por ajo që shoh është e reja që depërton kudo”, thotë ndër të tjera Duma.

Ajo duket e vetëdijshme edhe për përdorimin e lartë të rrjeteve sociale, teksa thotë se shqiptarët edhe me shtëpi të rrënuara i kanë telefonat e mirë.

“Ti mund të shohësh një shtëpi të paarreduar, pa mobilje, me shumë varfëri, por shikon një të ri që përpiqet për veten, të mbahet të vishet, të ketë një telefon të mirë. 

Kjo nuk do të thotë që të jemi pre e atyre që kush ka një telefon të mirë është individi që po gënjen për varfërinë. Por do të thotë që shqiptarët kanë shumë kërkesa të larta për veten. 

Liri e madhe është ajo që të jep teknologjia nëse shikon çfarë ndodh në çdo cep të botës dhe e krahason me Shqipërinë.”, thotë më tej Duma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re