Motra e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi, Amelia, ka kërkuar të marrë kujdestarinë e dy fëmijëve të gjyqtares.
 
Kërkesa e Amelia Hafizi Asllanajt u depozitua  zyrtarisht në Gjykatën Civile të Tiranës, ndërsa për t’u njohur me kërkesën u thirr edhe babai i fëmijëve Fadil Kasemi.
 
53 vjecari mësohet se ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke thënë se vajza dhe djali nuk kanë pse të shkojnë te tezja kur mund të rrinë me të afërmit e tij.
 
Fëmijët jetojnë aktualisht me gjyshërit, por siç kanë deklaruar megjithëse janë në gjendje të rënduar ekonomike madje nuk duan ta shohin të atin e tyre. Në seancën e radhës pritet dhe pëlqimi i fëmijëve lidhur me kujdestarinë.
 
Fildes Hafizi u vra nga ish-bashkëshorti i saj, duke lënë pas dy fëmijët jetim. Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut ku Kasemi, pasi e priti gjyqtaren, e qëlloi atë me arme, duke e lënë të vdekur.
 
Në seancën e masës së sigurimit Fadil Kasemi nuk shfaqi pendesë për krimin e rëndë, por vetëm e pranoi atë.
 
53 vjecari rrezikon burgimin e përjetshëm. Sipas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të gjithë te akuzuarit për vepra për të cilat parashikohet dënimi maksimal, nuk mund të ketë gjykim të shkurtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re