Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit që vinte nga Italia me tragetin Durrës-Bari, ku u sekuestruan afro 2 milion euro të padeklaruara.

51-vjeçari i arrestuar nga policia ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë e gjetura në mjetin që drejtohej prej tij.

“Unë bëj transportin dhe nuk e di se çfarë ka në pjesën e pasme të kamionit”, mësohet të ketë thënë ai.

Policia ka nisur hetimet për të mësuar se nga ku është nisur kjo ngarkesë dhe kush ishte destinacioni i saj.

Ndërkohë vijon ende numërimi i parave në Komisariatin e Policisë së Durrësit.

Paratë ishin futur në 5 qese plastmasi dhe ishin mbuluar me lëndën e parë që përdoret për prodhimin e këpucëve.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re