Drejtori Gjeneral i Disney-it, Bob Iger, u bëri thirrje politikanëve të SHBA-së që të refuzojnë urrejtjen në kohën e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe dha një deklatarë interesante se “Adolf Hitleri do të ishte dashuruar në mediat sociale” si një mjet për të përhapur propagandën ekstremiste.

“Urrejtja dhe zemërimi na tërheqin drejt një humnere”, tha ai në një darkë të organizuar nga Qendra Simon Wiesenthal, një organizatë për të drejtat e njeriut. “Politika jonë, në veçanti, dominohet nga përbuzja”.

“Hitleri do t’i dashuronte mediat sociale”, shtoi ai. “Është mjeti më i fuqishëm i marketingut që një ekstremist mund ta dëshirojë”.

“Mediat sociale lejojnë të keqen që të prekë mendjet e trazuara dhe shpirtrat e humbur”, tha ai.

Me një fushatë të ashpër për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, që pritet në muajt e ardhshëm, Iger theksoi gjithashtu se është “e mundur të diskutohet me politikën pa sulmuar njerëzit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re