Skip to content

Kujtesë për një çmenduri: hedhja e parë nga aeroplani pa parashutë (video)

skok bez padobrana video screen

 

Në vitin 2016, parashutisti sportiv Luke Aikins bëri histori si personi i parë që u hodh nga një aeroplan në 7.600 metra lartësi pa parashutë.

Ai  u hodh pa asnjë masë sigurie dhe ra në një rrjet të madhe, gjë që e futi në Librin e Rekordeve Guinness si personi i vetëm që ka provuar të bëjë diçka të tillë.

Pasi ra në rrjetë, që ndoshta ishte lehtësim për të, Aikins deklaroi: “Është e jashtëzakonshme! Nuk mund të them se si ndihem”, qenë fjalët e para të tij.