Deputetit të opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi i mungojnë takimet me miqtë nëpër lokale. Ai e ka gjetur zgjidhjen duke u mbledhur me persona të tjerë në një dhomë.
Gjuzi dhe katër miqtë e tij madje dolën ehe në fotografi duke ngrenë pica e duke pirë pije të gazuar.
Megjithatë, ndërsa doktorët apelojnë për kujdes dhe për aplikimin e distancimit social, në këtë rast është neglizhuar. Aspak gjë e mirë, nisur nga fakti se pandemia vazhdon që të jetë një rrezik për qytetarët.
Por deputeti ka një tjetër perceptim për pandeminë. Në vazhdim, ai ndau në rrjetet sociale një foto nga pedonalja e Shkodrës, ku shkroi se është plot me njerëz, pasi ata nuk i binden Ramës.
“Shkodranët nuk i janë bindur diktaturës, jo më t’i binden General Gedafe Rama. Rruginat dhe shëtitorja buzë Liqenit Plot me qytetarë Parembreme miq”, shkroi ai.
