Një grup deputetësh opozitarë, të cilët u futën në Parlament pas lënies së mandateve nga ana e opozitës, janë regjistruar si koalicion për zgjedhjet e 25 prillit.

Në kërkesën e depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i dytë që regjistrohet, pas atij të Partisë Demokratike dhe aleatëve, është ai me emrin Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët, ose shkurt AOKBEPEK.

Pjesë e këtij koalicioni është Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnit, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re