Kujtim Spahivogli (1932-1987). Regjisor, aktor, dramaturg. Lindi ne Lushnje me 30 qershor. Mbeti jetim qysh 6 vjec, me pas, ende adoleshent, mori pjese ne Luften ANC. Dashuria per teatrin e beri qe te braktise shkollen teknike dhe te vazhdoje liceun artistik “Jordan Misja”* per aktrim, te cilin e kreu me 1952. Me pas shkoi per studime te larta per regjisor ne Institutin Shteteror te Artit Teatror, Gitis (Gosudarstvjenij Institut Teatralnovo Iskustva) ne Moske, Bashkimi Sovjetik, te cilin e mbaroi me rezultate te shkelqyera ne vitin 1956.

 U emerua si aktor dhe regjisor ne Teatrin Popullor*, pastaj pedagog ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, me 1960. Ishte nder themeluesit e Institutit te Larte te Arteve* dhe u be nje nga pedagoget me te shquar te aktrimit, duke mbajtur njeheresh detyren e kryetarit te Deges se Drames ne kete Institut. Ai pruri ne teatrin shqiptar nje stil te ri, qe karakterizohej nga perdorimi i mjeteve shprehese te kursyera, por me domethenie, nje gjuhe regjisoriale asociative me qasje e metafora qe gjalleronin, jo vetem ne krijimin e tipave here-here cudake, paradoksale e te mevetesishem, por edhe ne gjetjet dhe detajet e kahut simbolik dhe ekspresiv, qe ai i perdorte shpesh dhe gjerazi.

Pelqente rendom format burleske ne trajtimn e komedive, humorin me elemente shpesh “te lehta”, argetuese, qe vinin edhe nga ndikimi i folklorit, nga zhargonet gjuhesore, maskat, ritualet, karnavalet tradicionale shqiptare etj. Ndjesia e tij per nje humor kesisoj dhe fantazia pjellore, qe sajonte gjesende te cuditshme me te papritura gazmore, gjeti misherim ne disa shfaqje. Te komedia Grate gazmore te Unindsorit, 1959, e Shekspirit krijoi nje atmosfere te gjalle, mbushur plot detaje dhe gjetje komike, duke nderkallur ne veper, sipas parimit brehtian, edhe qasjet e veta origjinale, vecanerisht plotesimet me kuplete, pantonomima, kenge.

Gezimi i jetes mes aventures, perkunder puritanizmit dhe moralit prej asketi, u shnderruan nga ideja e tij regjisoriale. Ne metaforen qendrore te te gjithe shfaqjes. Si regjisor kishte te dukshme cilesine e sprovimit te vazhdueshem, deshiren per te eksperimentuar, ristrukturimet e herepashershme te imazhit regjisorial, sikunder u pane te drama I cuditshmi, 1958, e Nazim Hikmetit, Nje leter e humbur, 1959, e Karaxhales; Fundosja e skuadres, 1962, e Korneicukut. Me kete te fundit, e cila pati nje sukses te bujshem, u be edhe perurimi i teatrit te ri profesionist te Vlores*.

Rendom ne shfaqjet e K. Spahivoglit frymonin simbioza te atilla, ku perpuqeshin e shkriheshin ne menyre te natyrshme trajtat konvencionale dhe plastika me vizualitetin dhe simboliken; konfuzioni i qellimshem i levizjes me format gjeometrike te saj, e miremenduara me spontanen dhe improvizimet, energjia dhe dinamika me ngathtesine e qellimte dhe ngadalesimin e veprimit, natyralistja me epiken dhe romantiken, forma shprehese keto qe sado te papajtueshme ne dukje rrinin ne harmoni me njera-tjetren, si pjese integrale e natyres dhe individualitetit te tij krijues. Kjo vihet re sidomos te komedia Shume zhurme per asgje, 1959, e Shekspirit.

Ne krijimtarine e vet, K. Spahivogli u rrek te kapte e te trajtonte dukuri te mprehta sociale, shpesh me nje teh politik te thuket per kohen, si liria e individit dhe kuptimi i marredhenieve ne familje, te marra si proces evolutiv (Shtepia ne bulevard, 1964, e Fadil Pacramit*). Kritika dhe satirizmi i dukurise se burokracise shteterore dhe arrivizmit pa caqe morale, nen nje sfond dhe optike politike te llojit anarkist e te deklaruar haptazi, spikati ne dramen Ngjarje ne fabrike, 1958, e F. Pacramit. Pertej korruptimit politik te tekstit dhe menyres se zgjedhjes, sidoqofte shfaqja ngjalli debate, duke apeluar per ndershmeri, kuptim te drejte te detyrave dhe te te drejtave, persosje, me shume liri shprehjeje perballe prepotences te te forteve.

Ai e ndertoi shfaqjen ne formen e nje valezimi a cikleve te hapura, qe rimerreshin saje digresioneve, me kundervenie planesh: nje tubim njerezish ne nje mbledhje ku diskutohet rrepte, nga njera ane dhe veprimeve te ndermjetme, plotesuese, me dialoge a skena te shkurtra ne trajte retrospektivash, te cilat kryhen midis kufijve kohore te “rrethit fillestar”, nga ana tjeter. K. Spahivogli ka dhene ndihmese te vyer edhe ne perpunimin e mendimit teorik per teatrin, vecmas ne pergjithesimin e pervojes artistike te teatrit shqiptar, nepermjet disa artikujve e studimeve, ku spikat punimi i tij teoriko-metodologjik Vegimi regjisoria, 1971, ne te cilin i jepej nje vend i gjere risemantizimit te tekstit dramatik, perputhur natyres krijuese te artistit, bashkekohesise, theksimeve dhe asociacionit regjisorial, stilit dhe individualitetit te regjisorit ne raport me shkollen, metoden apo rrjedhen teatrore pergjithesisht.

 Ne vitin 1972 vuri ne skene, sipas nje varianti krejt te ri e me nje gjuhe dukshem moderne, komedine e njohur te Spiro Comores*, Karnavalet e Korces me trupen e Teatrit te. Kombesive ne Shkup* te Republikes se Maqedonise, ne ish – RFS-ne e Jugosllavise. Te kjo shfaqje u be tejet e dallueshme prirja e tij drejt formave groteske, satires se hidhur e asgjesuese, zgjidhjeve skenografike dhe kostumografike me shenjime e gjetje qe metonin nje gjuhe me kahe universalizuese, simbolike e sens asociativ. Ne fund te viteve ’60 dhe fillim te viteve ’70, K. Spahivogli u be nismetar per ngritjen e nje teatri “alternativ” prane Institutit te Larte te Arteve, i quajtur ndryshe “Teatri i te Rinjve”*.

Permes ketij teatri u synua qe te trajtoheshin eksperiencat e reja artistike perkitazi prirjeve bashkekohore qe ishin shfaqur asokohe ne teater. Aty vuri ne skene disa pjese, si: Nje shok i klases sone, 1971; Shume zhurme per asgje, 1971; Shkallet, 1972; Rrenjet, 1972 etj. Nje nga realizimet me mbreselenese e K. Spahivoglit ishte komedia Banja e V. Majakovskit, vene ne skene me “Teatrin e te Rinjve”, ne vitin 1973. Qasja ideofigurative qe realizoi koncepti i tij regjisorial midis asaj cka thuhej ne veper dhe asaj cka nenkuptohej  prej saj, me makinen e rende burokratike te kohes ne Shqiperi, me shtypjen e individit, me bujen, euforine dhe demagogjine, me kontrollin e rrepte te mendimit, sikunder edhe ironizimi i utopive (“robotizimi” i levizjeve te Gruas fosforeshente etj.), terhoqi mbi vete syrin e kritikes zyrtare te kohes, e cila u tregua e rrepte, duke e afishuar si “moderniste”, “revizioniste” me “ndikime te huaja” etj.

Ne vitin 1973, K. Spahivogli u godit nga Plenumi IV i KQ-se se PPSH-se, u largua nga teatri dhe u denua me internim; punoi si punetor krahu ne Ndermarrjen e Bonifikimit ne rrethin e Fierit etj. Disa  vite u end fshatrave te Tiranes si punonjes kulture. Ishte i martuar me poeten Vllasova Musta, por, ne klimen e terrorit politik dhe te ndeshkimit qe iu be, u divorcua duke mbetur ne nje deshperim te thelle. Vdiq ne vitin 1987 ne vetmi, tragjikisht, i parehabilituar, pa iu dhene kurre mundesia per te ushtruar profesionin e vet te regjisorit. K. Spahivogli ka pasur edhe cilesi te dallueshme aktoriale. Ka interpretuar disa role, ku shquajne figura e Hamletit (drama homonime e Shekspirit, vene ne Teatrin Popullor, 1959) dhe ajo e Selimit ne dramen Familja e peshkatarit dhe ekranizimin e saj, filmin Oshtime ne bregdet, 1966.

Aplikoi nje gjuhe konvencionale qe e shtriu gjerazi jo vetem ne kerkesat ndaj zgjidhjes skenografike, kostumografise, vendosjes skenike, por edhe ne prerjen e planeve te aktrimit te konceptuara si kundervenie, kontraste gjendjesh, mozaik veprimesh. K. Spahivogli ka shkruar e botuar vjersha, poema, drama ese etj. Nder dramat e tij jane Nje shok i klases sone, Rrenje te thella etj. Nje shok i klases sone (1971) pati nje ndjekje te madhe me mbi 100 shfaqje, sidomos nga rinia, per vete temen e dashurise, e cila, pos stilit romantizant te kohes, u perditesua edhe ne formen e nje brenge, deshperimi dhe vuajtje njerezore te besueshme.

 K. Spahivogli kishte ndjeshmeri te larte muzikore. Kjo ndeshmeri u vu re ne konceptimet regjisoriale te shfaqjeve te tij. Ai ngjallte atmosfere krijuese midis artisteve te teatrit, percillte dhe gjeneronte energji psikike; kuptonte mire pengesat e llojllojshme te aktoreve gjate transformimit te qenies se tyre ne rol; ishte i mprehte, me nje intuite te rralle, per te qene i pranishem dhe aktiv ne clirimin e procesit krijues nga ngerthet kontraktimet e brendshme, here-here te pleksura me motive jashtartistike. Ishin te njhoura aftesite e tij pedagogjike, si nje nder profesoret me cilesore ne Institutin e Larte te Arteve. Mban titullin “Artist i Popullit”. Ndahet nga jeta ne Tirane me 7 korrik 1987.

Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info,  dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re