Personi që shihni në foton e mëposhtme është Kujtim Trushi, personi që u gjet i vdekur në banesën e tij në një pallat në lagjen Skëndërbej në Lezhë.
Fax News mëson se viktima jetonte i vetëm në banesën e tij, pasi gruaja dhe fëmijët jetonin në Greqi. Ndërkohë mësohet po ashtu se ai ka qenë i martuar dhe më parë por gruaja i kishte vdekur.
Kujtim Trushi u gjet i vdekur mbrëmjen e sotme pasi aroma e keqe që vinte nga banesa e tij kishte shqetësuar fqinjët, përshkak se ata kishin dy ditë që nuk e kishin parë në lagje.
Një rubinet uji po ashtu bëri që fqinjët të shqetësoheshin, por ata fillimisht menduan se mos kishte ikur me pushime dhe e kishte harruar hapur.
Lajmërimi i policisë dhe ardhja e zjarrfikësve zbuloi që Kujtim Trushi kishte humbur jetën rreth dy ditë më parë. Trupi i tij u gjet në banjo, ndërkohë dyshohet se vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
VIDEO/ Detaje të reja nga viktima në Lezhë: Kishte vdekur prej dy ditësh, fqinjët e kuptuan nga rubineti i ujit. Trupi i Kujtim Metushit u gjet në banjo (Banorët të tmerruar poshtë pallatit)
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
