Teksa ndodhej për ngushëllim në familjen e Fatmir Gjanës në Durrës që humben të afërm gjatë tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Rama ndau me të pranishmit aty në banesë edhe një detaj nga një moment I vështirë I jetës së tij.

Kreu i qeverisë tha se ndodhej në Francë kur mori vesh lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të babait të tij Kristaqit.

 

“Kishim marrëdhenie shumë të afërt me njeri-tjetrin. Kur e mora vesh që ishte ndarë nga jeta veprimi I pare që bëra në Paris para se të nisesh ishte heqja e vethit. Unë duhet të nisesha të nesërmen se  nuk kishte avion dhe nga stresi kam ndenjt disa orë dhe më pas kam edhe mjekrrën pa shkumë fare. Edhe u bëra normal, se atëherë quhesha anormal, ashtu sic isha, tha mes të tjerash Rama duke bashkëbiseduar me Fatmir Gjanën.

 

Më pas kreu i qeverisë ndau edhe një tjetër kujtim, ketë herë në vegjeli kur kishte rënë tërmet.

 

“Mbaj mend kur ishim të vegjel që ra një tërmet.Babai Kristani më kapi mua menjehere ndërsa nëna Aneta mori Olsin në krah dhe na vendosen poshtë derës. Kështu më është fiksuar, që nuk duhet të dilnim tek shkallet, tha Rama.

 

Kryeministri I garantoi familjet që humben njerezit e tyre në tragjedine e 26 nentorit se ai dhe qeveria do të jenë aty, për ti mbështetur maksimalisht për cdo nevoje që kanë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re