Petro Marko i njohur si shkrimtar i brezit të humbur është kujtuar në 110-vjetorin e tij të lindjes.

 

Mes mesazheve të lëna përmes rreshtash, e bija e vë theksin tek vlerësimet e munguara për shkrimtarin.

 

ARIANITA MARKO

 

E BIJA E PETRO MARKOS

 

“Jam pak si e vrarë shpirtërisht sepse në momente të tilla gjithmonë kujtoj ato që ka hequr ai dhe momentet e tij. Një nga vuajtjet e një shkrimtari është kur të heqin të drejtën e botimit, nga letërsia shqipe dhe nga shkollat, dhe rri me vite që mos të kujtohet nga lexuesit, më vjen mirë që e ka kaluar këtë periudhë heshtjeje. Por lexuesit babin nuk e kanë harruar.”

 

Ndonëse fjala e lirë shpesh iu mohua, Petro Marko guxoi të shkruante duke ruajtur me fanatizëm dinjitetin e krijuesit dhe të njeriut, pa e ndryshuar realitetin e kohës.

 

ARIANITA MARKO

 

E BIJA E PETRO MARKOS

 

“I është thënë herë pas here që mos fliste, por babi i tillë ishte nuk heshte dot.”

 

Kontributi i madh që Petro Marko ka lënë në letërsinë shqipe, ka bërë që viti 2023 t’i dedikohet shkrimtarit dhe veprave të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re