Një 36 vjeçar është vënë në prangat e polisisë së Kukësit për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i tij u bë i munduar pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi ka përplasur një automjet tjetër në Has.

I lënduar ka mbetur vetë 36 vjeçar dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Gjithashtu, janë dëmtuar lehtë dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët pasi kanë marrë mjekim, janë larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në fshatin Tregtan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Volksëagen”, në fshatin Vranisht, ka përplasur një automjet tjetër tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. K.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë. Gjithashtu, janë dëmtuar lehtë pasagjerët e automjetit me drejtues shtetasin A. K., shtetasja R. K. dhe një 16-vjeçar, të cilët pasi kanë marrë mjekim, janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re