Policia e Kukësit ka ushtruar kontrolle në territoret e fshatrave të qarkut dhe në zonat e thella malore, për të parandaluar dhe goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultatit i këtyre kontrolle janë asgjësuar në fshatin Gjonpepaj 297 bimë narkotike kabanis sativa dhe është proceduar penalisht kryetari i fshatit, për dyshime për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.

Njoftimi i policisë:

DVP Kukës/Kontrolle në territoret e fshatrave të qarkut dhe në ato të zonave të thella malore, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bjeshkët e Nemuna”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 297 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Gjonpepaj.

Procedohet penalisht kryetari i këtij fshati, për dyshime për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.

Si rezultat i kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, duke pasur prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, si rezultat i të cilit, në territorin e fshatit Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 297 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Gjonpepaj, shtetasin, për dyshime për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko