Skip to content

Kukës, mijëra ton patate në gropë

vlcsnap 2018 05 03 17h24m10s152

Mijëra ton patate që kultivohen në zonat e thella të qarkut të Kukësit, rrezikojnë të mbeten pa shitur.
 
Alarmin e japin vetë fermerët të cilët thonë se e kanë të vështire gjetjen e tregut. Për pasojë, patatja e Shishtavecit me cilësi të larte ka shkuar shpesh herë dem.
 
Drejtoria Rajonale e Bujqësisë  në Kukës pranon se prodhimi i patates ka mbetur i izoluar në gropa.  Kjo ka zvogëluar sipërfaqet e tokave të mbjella.
 
Në Qarkun e Kukësit, këtë vit  prodhimi arrin në rreth 13 mijë ton patate.