Një aksident është regjistruar mbrëmjen e të dielës në aksin rrugor Kukës-Morinë.

 

Një shtetas kosovar me inicialet S.S., nga Prishtina, duke drejtuar një automjet tip “Volvo”, ka humbur kontrollin e si pasojë është përplasur me trafik ndarësen.

 

Nga aksidenti, mësohet se është dëmtuar bashkëshortja e drejtuesit te mjetit, shtetasja F.S..

 

E dëmtuara është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re