Bashkia Kukës nëpërmjet Derjtorisë së Shërbimeve Publike u angazhua sot për pastrimin e mbeturinave inerte dhe jo vetëm, të hedhura përgjatë segmentit rrugor Kukës-Uzinë dhe Kukës-Shtiqën (rreth-rrotullimi i Rrugës së Kombit).
Megjithëse pastrimi i mbeturinave në këto dy segmente rrugore është edhe përgjegjësi e dy firmave që kanë në kontratë mirëbajtjen e Rrugës së Kombit dhe rrugës Kukës-Ura e Zapodit, ndërhyrja ishte e domosdoshme pasi këto dy akse rrugore janë porta hyrëse për në qytetin e Kukësit dhe pamja që shoqëronte vizitorët ishte e pakëndëshme.
Bashkia Kukës ripërsërit apelin ndaj qytetarëve për më shumë kujdes ndaj ambjentit dhe hedhjen e mbeturinave në vendet e përcaktuara, pasi aksione të tilla pastrimi shoqërohen edhe me kosto financiare shtesë, të pa parashikuara për sipërmarrje të tilla.

