Kukësi i shkon shumë pranë mrekullisë por mjaftoj vetëm një gol për ti dhënë fund rrugëtimit europian dhe kështu kur luhen play-off – et e Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligë, Kategoria jonë Superiore nuk ka asnjë përfaqësues.

Ndeshjen e luajtur përballë Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë në Elbasan verilindorët e kanë fituar me rezultatin 2-0. Dy gola të shënuar nga sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo nga pika e bardhë nga një gol në secilën pjesë.

Kukësi i Armando Cungut ka provuar deri në fund madje ka humbur edhe raste të pastra për shënim që do i jepte kualifikimin e shumëkërkuar.

Por më shumë Kukësin e ka dëmtuar ndeshja e parë dhe ato pesë gola të pësuara në Gjeorgji. Pse jo një problem i shtuar ishte çështja e vizave që solli probleme për futbollistët e kukësianëve, si: Maloku, Maliqi dh Rexhinaldo duke shtuar pakënaqësinë në skuadër./Berati.TV

Kukësi-Torpedo 2-0
Shënues: Rexhinaldo 29′ (pen.), 76′ (pen.)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re