Është mbyllur edhe java e 19të e Kategorisë Superiore dhe ashtu si java e shkuar edhe kjo shkon në avantazh të SkënderbeTashmë distanca me vendin e dytë, Flamurtarin është 11 pikë por edhe vlonjatët nuk kanë humbur asgjë në luftën për Europën.
Kukësi është surprizuar në shtëpi ndaj Kamzës ku një gol i Rezit, i cili hyn në fushë gjatë pjesës së dytë barazon të dy skuadrat në vendin e tretë në renditje. Pas ndeshjes klubi verilindor ka akuzuar gjykimin si të shitur dhe për ironi të fatit kjo ndeshje u gjykua nga Enea Jorgji.
Vllaznia ‘’zgjohet’’ në Lushnje dhe për ta bërë këtë mendon Xhevair Sukaj. Sulmuesi shënon dy herë gjatë pjesës së dytë nga të cilët njëri me penallti duke kaluar edhe Teutën në renditje.ut. Pasi fitoj ditën e djeshme ndaj ndjekëses së saj më të afërt, Flamurtarit sot ka shijuar ‘’rrëshqitjet’’ e rivalëve.
Nuk ka e treta e vërteta për Partizanin sepse edhe në ndeshjen e tretë përballë Laçit nuk shkon më shumë se një barazim pa gola. Kjo i shkon përshtat kurbinasve pasi vazhdojnë të mbeten në lojë për Europën. Ndërsa Partizani duhet ti gëzohet ‘’blofit’’ të Kukësit.
Pas gjashtë muajsh në fushë dhe tashmë Vangjel Shkurtaj është integruar me dyshen Abazaj – Bregu. Dy gola për sulmuesin sot në fitoren e rëndësishme të arritur në Durrës. Dy herë durrsakët kanë barazuar përkohësisht shifrat me Hilën dhe Lajthinë por një devijim i pafat i Shehit në portën e vet u jep fitoren gjirokastritëve. Pas ndeshjes edhe njëherë Nica tregon se nuk e përballon presionin sepse dorëhiqet edhe nga Teuta.
KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 19
Partizani 0-0 Laçi
Teuta 2-3 Luftëtari
Golat: Hila 17’ (pen.), Lajthia 43’ / Shkurtaj 2’, 32’, Shehi 66’ (aut.)
Lushnja 0-2 Vllaznia
Golat: 64’, 74’(pen) Sukaj
Kukësi 0-1 Kamza
Golat: 70’ Rezi



