Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Kukës, foli në News 24 ku sapo ka përfunduar procesi i numërimit në Kukës e cila nxori fituese PD-në me 2 mandate kundrejt 1 të socialistëve.

Sipas Hoxhës nuk mund të ndodhte ndryshe dhe Kukësi duhej të votonte PD-së dhe të refuzonte rilindjen.

“Të jeni të bindur se Kukësi nuk kishte si të merrte 2 mandate qeverisja e rilindjes apo një parti tjetër. Kukësi ishte i vendosur të votonte PD, 2 mandate me votë e pasqyroi edhe gjatë fushatës në Kukës, me kandidatët. Vota e diasporës mund ta thellojë rezultatin. Po flisni me një person që atë që thotë e transmeton. Rezultati që po flasim është 19 mijë vota, 10 mijë vota PS, 4500 vota për PSD. Presim dhe 1500 vota të tjera nga diaspora që i shtohen rezultatit të para një ore.”

“Nesër do fillojë numërimi dhe do mbyllet dhe numërimi për votat preferenciale të kandidatëve.”

Më tej foli dhe për rastin absurd ku një kalë transportonte në Kukës kutitë e votimit në qendrën e numërimit.

“Mendoj se futja e forcave të tjera në Kukës bëri të mundur që vota të fraksiononte diku dhe fushata bëri edhe disa vota për një parti tjetër. Absurde të mendosh temat e social demokracisë, ku vetëm fushatë elektorale nuk kishte. Kishte dhe transport kutish me kalë. Në atë qendër që u hap e para sot fitoi PSD. Nuk di në 12 vite çfarë zhvillimi i ka dhënë PS qarkut Kukës. Pas 12 vitesh ndodhën gjëra të tilla. Politika për mua është mision.”

Sa i përket të ardhmes së PD-së, Hoxha thekson se e pyetja duhet të shtrohet se çdo ndodh me Shqipërinë dhe zgjedhjet e lira.

“E kam treguar kam mbajtur qëndrimet e mia parimore. Ajo që mendoj unë se do shtrohet pyetja është jo çdo bëhet me PD, por çdo bëhet me Shqipërinë, çdo bëhet me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Si mund një qeverisje pas 12 vitesh ti kthejë qytetarët në robër. Me dëbimin e të rinjve, këtë ka bërë qeverisja e Rilindjes. Shumë në këtë qark janë mbajtur në presion, në presionin e ndihmës ekonomike. Nuk di kur do bëhemi vend europian, nëse nuk pranojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Nuk duhet të heshtim, duhet të jemi të drejtpërdrejtë. Shqipëria nuk është një vend europian.”  

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko