Wolfsburg eliminoi mbrëmjen e sotme Kukësin nga gara për një pjesëmarrje në Europa League. Gjermanët fituan me rezultatin 0-4 në stadiumin ‘Air Albania’. Golat për Wolfsburg u shënuan nga Lacroix, Mehmedi si dhe një dygolsh i Ëeghirst.

Në momentin që ndeshja ishte në rezultatin 2-0 për ekipin gjerman, verilindorët humbën mundësinë për të hapur ndeshjen pas dështimit të Eduart Rrocas nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Kujtojmë së më herët Teuta dhe Laçi po ashtu u eliminuan nga gara për Europa League  Ndërkohë që në turin e tretë kaluan Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Kosovës

Drita mposhti me rezultatin 0-2 Sileks ne transfertë, ndërsa Shkëndija e Tetovës fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Botosani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re