Kryetari i PD, Lulzim Basha, këtë të premte është ndalur në Kukës, ku ka vizituar një punishte artizanale.

Basha është takuar me sipërmarrësen, duke u njohur me shqetësimet si edhe aktivitetet e punishtes.

“Këtu qenka edhe punishte edhe shkollë edhe ekspozitë, por situata ekonomike është shumë e vështirë. Në këtë gjendje shteti ka detyrë të ndihmojë qytetarët.

Kujtojmë se Kosova ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë dhe ka ndarë paketën e tretë.

Kukësi është në krye të listës për varfërinë dhe papunësinë dhe qeveria duhet të zgjidhë qesen për qytetarët. Njerëzit e punës duhen mbështetur”, deklaroi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re