Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, është shprehur i bindur në fitoren e zgjedhjeve lokale në këtë bashki.

Përmes një interviste në Panorama TV, Sinamati tha se Kukësi hyn në këto zgjedhje lokale pas 4 viteve përbuzjeje nga “Rilindja”.

Ai shtoi me ironi se Kukësi nuk pranon “mbretëri Safetash” dhe tha se PS në këtë qytet nuk ka kaluar asnjëherë 25 % të votave.

Pjesë nga intervista:

Në mbështtje elekotrale gjë e cila e bën të pamundur rezikimin e fitores së Partisë Demokratike në zgjedhje. Ju do të befasoheni nga rezultati shokues për Rilindjen dhe kundërshtari im do të bëhet pishman për këtë përballje dhe për mënyrën se si e ka trajtuar këtë fushatë për atë që përfaqësin ne formiuin e tij fiozofik

Sa i kërcënuar është elektorati dhe a ka qytetar që duan të bojkotjnë zgjedhjet

Kukësi nuk është i kërcënuar me banditë dhe rrugaçë. Kukësi është veedi i burrave dhe grave të rinjëve dhe të rejave që nuk nënshtrohen përballë presionit. Kukësi mezi pret momentin për të dhënë verdiktin. Gjej rastin të shpreh dhe mirënjohjen djemve që po kthehen nga emigracioni. Sapo u takova me tre djem që vinin nnga Amerika dhe një grup po vinte nga Anglia, Gjermania, Suedia.

A kanë shpresa për të jetuar këtu apo për të votuar?

Fillimisht e shikojnë si sfidë larigmin nga Kukësi, klika e Rilindjes është pengesë për një jetë noramle. Emigrantët e kanë vlerësuar këtë moment votimi si historik, për të bërë gurin kilometrik të fundit të regjimit të Rilindjes.

Cili do të jetë rezultati i vendoreve të Kukësit?

Rezultatin e dimë shumë mirë. Unë kam pasur rastin për hir edhe të mekanizmave të informimit që sondazhet e vetë grupve të PS e kanë lënë në mëshirë të fatit kanditatin e tyre. Asnjëherë nuk e ka kaluar 25 % të votave.

Nëse do humbisni si do të jenë argumentat tuaja?

Kjo nuk ndodh. Po të pyesni qyetartët ata mezi presin hapjen e kutive dhe marrjen e rezutlatit fantastik. Mua për asnjë sekondë nuk më ka shkuar mendja për zero mundësi të humbjes së këtyre zgjedhjeve. Unë do i fitoj.

Cilat janë paikat tuaja më të forta?

Të flasësh për pika të forta me rivalin është e tepërt. E para ne vijmë në këtë betejë pas një periudhe 4 vjeçar përbuzje të Kukësit nga Rilindja. Korrupsioni dhe sharlantizmi në Kukës dhe zero punësim. Kemi një dramë shpopullimi dhe kjo nga keqqeverisja dhe korrupsioni. Kuksianët nuk e pranojnë injorancën dhe dhunën si fenomen. E dyta, unë jam prej atyre njerëzve që kanë bërë të qartë faktin se nuk dua fitore nga humbja e kundërshtarit, por e dua të merituar edhe nga programi dhe mendësia për të cilat kam punuar me zell dhe pasion. Do ti bëjmë jo thjesht për fushatë por do të jenë realizime të padiskutueshme.

Situata zgjedhore është transmetuar dhe kanë dalë edhe meme. A do të jetë Safet Gjici ‘Mbret i Kukësit’?

Në kuadrin e memeve unë nuk merrem, nuk kam pasur kohë ti ndjek. Kukësi nuk pranon mbretëri safetash. Por do shërbëtorin e vetë dhe po punon në mënyrë të detajuar.

Keni ndonjë rezyme të rezultatit të përgjithshëm?

Unë jam prej njerëzve që besojmë në fitore plebishitare të BF në shumicën e vendit. Së pari e kam këtë bindje për shkak të cilësive që ka sjellë procesi i primare me kandidatura të spiksatura, jashtë çdo lloj konsumi politik. Kemi ngakresa pozitive nga univeristetet, profesionet e lira, jeta parlamentare. Fitorja e BF është çështje kohe, thjesht është hapja dhe mbyllja e këtij procesi. Kjo shikohet në klimën e përgjithshme nga klima dhe injorimi total nga kandidaturat e Rilindjes që kontorllon PS. Kjo do të bëhet e dukshme ne do të jemi dëshmitar të një fitoreje të jashtëzakonshme në tërë vendin. Edhe Tiranën dhe Kamzën do e marrim. Kemi kandidatura të spiktaura. Ka disa vende me pikëpyetje, por jemi besimplotë që rezultatet do të jenë shokuese dhe kam bindjen se këto zgjedhje janë mundësi e artë për Shqipërinë dhe për të bërë kthesën e madhe që të gjithë presin. Për ti vënë fre shpopullimit drastik të vendit nga të rinjtë dhe profesionistët.

A keni koment për arrestimin e Fredi Belerit?

Nuk jam i informuar për atë që ka ndodhur. Unë kam bindje që po të kishte mundësi Rama do ti arrestonte të 61 kandidatët e partisë për të marrë fitoren në tavolinë siç i ka marrë më parë. Por tia lëmë organeve ligjzbatuese dhe sqarimin e këtij fakti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re