Është mbyllur sot java e 20 e Kategorisë Superioreme dy ndeshje që kanë dhënë rezultate interesante.
Në Tiranë luhej një ndeshje Europe mes Partizanit dhe Kukësit. Demat e kuq luajtën më mirë në pjesën e parë dhe u shpërblyen me një gol të Gojkoviç me një goditje me kokë pas një goditje këndore.
Por e gjithë kjo u përmbys në pjesën e dytë pas daljes me kartonin e kuq të Kulum. Një zënkë mes futbollistë pa serbin ta linte Partizanin me një futbollist më pak. Efekti u ndje menjëherë me Gurin që po me kokë nga goditja e këndit barazon shifrat. Hoxha kalon për herë të parë verilindorët në avantazh ndërsa në fund Guri vendos sfidën duke shënuar një dopietë në këtë sfidë.
Në Shkodër ndeshja mbyllet që në fraksionin e parë falë golave të Çinarit dhe Malotës. Tashmë Vllaznia merr frymë lirshëm ndërsa për Teutën gjërat vazhdojnë të përkeqësohen në fundin e renditjes.
Kategoria Superiore – Java 20
Partizani-Kukësi 1-3
Shënues: Gojkoviç 42’/ Guri 66’,95’, Hoxha 70’
Vllaznia-Teuta 2-0
Shënues: Çinari 27’, Malota 36’



