Skip to content

Kukësi pret me paqe kryebashkiakun e ri, Safet Gjici e gjen derën e Bashkisë të hapur

Fill pas betimit, kryetari i ri i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka hyrë në zyrë në mënyrë paqësore.

Ndryshe nga disa nga bashkitë e tjera, Kukësi ka hapur dyert  pa asnjë rezistencë nga militantë të PD-së apo paraardhësi i tij në detyrë.

Mësohet se i pranishëm gjatë ceremonisë për Safet Gjicin, ka qenë edhe zv.ministrat Besfort Lamallari e Gent Cakaj.

Kujtojmë se Kukësi është drejtuar deri më sot nga Bashkim Shehu, një emër ky i atakuar jo pak nga kryeministri Rama gjatë fushatës së fundit.