Përpos temperaturave të larta, qyteti i Kukësit po vuan edhe nga mungesa e ujit të pijshëm.

Prej kohësh, ujësjellësi nuk furnizon  familjet duke vështirësuar keto ditë të nxehta vere.

Kjo situatë i ka rikthyer banorët e qytetit tek bidonat si dhe gjetjen e burimeve për sigurimin e pijshëm.

Thatësira e tejzgjatur ka kufizuar burimet ujore. Por nga ana tjeter shpërdorimi i ujit dhe defektet në rrjetin e ujësjellësit  duket se e veshtirësojnë edhe më tej situatën. 

Drejtori i ujesjellesit  Asllan Hoxha thote se furnizmin  do ta zgjidhe vetëm realizimi i një investimi qe do të nisë shume shpejt.

Gjatë aksionit të ndërmarrë nga taskforca e ujësjellës kanalizime deri më tani janë prerë qindra lidhje të jashtëligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re