Kukësi raportohet se është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës. 

Raportohet se rruga Kukës-Peshkopi është bllokuar, ndërsa trashësia e dëborës arrin deri në 6 cm duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu janë krijuar shtresa akulli në rrugë, ndërsa lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore.

Ditën e sotme, në qarkun e Kukësit raportohet se temperaturat minimale do të arrijnë 3 gradë Celsisus, ndërsa të dielën do shkojnë deri në -4 gradë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re